Ramush Haradinaj zhvilloi një takim në Pejë me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe bashkëluftëtarët e tij.
Ai theksoi se forca e vendit qëndron tek ata që veprojnë më shumë se sa flasin për veten, dhe shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në luftën për liri.
Haradinaj nënvizoi se respekti dhe përkujdesja ndaj veteranëve është një detyrim moral dhe kombëtar.





