Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar për vaksinim kundër gripit sezonal, duke e cilësuar atë masën më efektive për parandalimin e sëmundjes dhe komplikimeve.
Sipas IKSHPK-së, javët e fundit është shënuar rritje e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, si dhe e numrit të personave që kërkojnë trajtim mjekësor dhe hospitalizim.
Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa qytetarët ftohen të vaksinohen në qendrat e mjekësisë familjare.




