Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 (deri më 26 dhjetor) ka pranuar 2,480 ankesa ndaj Policisë së Kosovës, rreth 20% më shumë se vitin e kaluar.
Nga këto, 717 ankesa janë trajtuar si dyshime për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për shkelje disiplinore.
Gjatë kësaj periudhe, IPK ka arrestuar 47 persona, përfshirë 41 policë, ka dhënë 129 rekomandime për suspendim dhe ka dorëzuar 110 kallëzime penale në prokurori.
Veprat më të shpeshta të hetuara lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, keqtrajtimin, rrezikimin e trafikut dhe kanosjen. IPK ka realizuar gjithashtu 12 inspektime dhe ka dhënë 76 rekomandime për përmirësimin e performancës policore.




