KEDS ka njoftuar se ka finalizuar planin operativ për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore në Kosovë më 28 dhjetor 2025.
Për këtë do të angazhohen 1,049 punëtorë të organizuar në 140 ekipe, të vendosura afër të gjitha 949 vendvotimeve, për të ndërhyrë shpejt në rast të ndonjë prishjeje.
Një komision qendror teknik do të monitorojë dhe koordinojë situatën në kohë reale, ndërsa kapaciteti logjistik dhe mbështetja IT do të jenë të gatshme gjatë gjithë ditës së votimit, për të garantuar zhvillimin normal të procesit zgjedhor.




