Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar duke e quajtur Gjykatën Speciale “Gjykatë Raciste”, pasi Salih Mustafa – Cali nuk u lejua ta vizitojë babanë e tij të sëmurë, i cili më pas ndërroi jetë pa e parë të birin.
KMDLNj vlerëson se ky vendim përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve. Po ashtu, kritikon institucionet e Kosovës për heshtje dhe mungesë reagimi, duke theksuar se ato kanë dështuar të kërkojnë transparencë, proces të drejtë dhe mbrojtje adekuate juridike.
Sipas KMDLNj, rasti i Salih Mustafës është pjesë e një trajtimi diskriminues edhe ndaj ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale.




