Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale të Belizes.
Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim me njësitë parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe kishte për qëllim rritjen e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime në kushte ekstreme.
Sipas njoftimit, stërvitja ka forcuar disiplinën, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin mes pjesëtarëve, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe gatishmërie për veprim në mjedise të vështira operacionale.





