Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit, Gjermania ka lëshuar mbi 100 mijë viza për bashkim familjar gjatë këtij viti.
Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria renditen ndër pesë kombësitë me më së shumti viza të miratuara, me 7.143 viza për Kosovën dhe 4.426 për Shqipërinë deri në fund të nëntorit.
Bashkimi familjar në Gjermani vlen kryesisht për bashkëshortët dhe fëmijët e mitur, ndërsa përjashtime lejohen vetëm në raste të veçanta.
Qeveria gjermane ka pezulluar për dy vjet ribashkimin familjar për personat me status mbrojtjeje të kufizuar, duke e bërë procesin edhe më të vështirë.




