Gani Krasniqi, kandidat për deputet nga komuna e Malishevës, ka shprehur kënaqësinë për takimin me aktivistët dhe kandidatët për deputet nga komuna e Vitisë dhe Gjilanit. Ai e ka cilësuar këtë takim si një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar hapur me njerëz që e njohin mirë terrenin, hallet dhe potencialin e këtyre komuna.
Krasniqi theksoi se gjatë takimit është folur për përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve, për nevojën e një përfaqësimi dinjitoz dhe për angazhimin konkret që duhet të bëhet pas 28 dhjetorit. Ai vlerësoi energjinë, seriozitetin dhe përkushtimin që pa gjatë këtij takimi, duke shtuar se këto komuna dhe e gjithë Anamorava do ta kenë zërin që e meritojnë.
“Takimi ishte i sinqertë dhe me njerëz që e dinë çfarë është e nevojshme për të avancuar këtë rajon. Rrugën e kemi të qartë dhe bashkë do ta çojmë përpara,” tha Krasniqi, duke shprehur besim për të ardhmen.




