Mërgata kosovare në Zvicër po tregon interes të lartë për zgjedhjet në Kosovë, me një pjesëmarrje të madhe si për votimin fizik ashtu edhe për atë përmes postës. Sipas Ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, votimi fizik do të mbahet të shtunën, më 27 dhjetor 2025, në tre qendra votimi në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë, ku janë regjistruar gjithsej 4’218 votues.
Ndërkohë, përmes postës janë regjistruar 14’725 qytetarë, duke treguar një mobilizim të jashtëzakonshëm të diasporës. Deri më tani, 8’680 zarfe kanë mbërritur në postfahun e KQZ-së në Bern, nga të cilat 8’000 janë dërguar tashmë për në Kosovë me transport zyrtar. Zarfe të tjera, rreth 6’725, pritet të tërhiqen pas festave të fundvitit, më 5 janar 2026.
Ambasadori Latifi thekson se ky angazhim dëshmon lidhjen e fortë të mërgatës me proceset demokratike dhe rëndësinë që ajo i jep të ardhmes politike të Kosovës.




