Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk siguron mbi 50% të votave, Kosova mund të përballet me bllokim institucional dhe mosmiratim të buxhetit në kohë, çka sipas tij do të pamundësonte pagesat për sektorin publik pas 28 shkurtit.
Ai theksoi se pa buxhet të miratuar, ligjërisht mund të përdoren fondet e vitit paraprak vetëm për dy muaj dhe se afatet për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit janë shumë të shkurtra.
Murati insistoi se vetëm një fitore e tillë e VV-së garanton vazhdimësinë institucionale dhe pagesat. Këto deklarata kanë nxitur reagime të ashpra, me përfaqësues sindikalë që e kanë akuzuar për shantazh politik dhe presion ndaj qytetarëve dhe punonjësve të sektorit publik.




