Jean-Louis Gasset, ish-trajner dhe futbollist i njohur francez, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.
Ai la gjurmë të rëndësishme në futbollin francez dhe ndërkombëtar, duke drejtuar klube si Marseille, Bordeaux, Saint-Étienne dhe Montpellier, si dhe përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.
Gasset shërbeu edhe si asistent trajner te Kombëtarja e Francës, Paris Saint-Germain dhe Espanyol, duke u vlerësuar për kontributin e tij të gjatë në sport.




