Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të organizojë sot një pritje për mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Pritja do të mbahet nga ora 18:00 në hotelin “Emerald”.
Sipas njoftimit të Presidencës, aktiviteti organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Mbrëmja do t’i kushtohet rolit të mërgatës në luftën për liri, procesin e shtetndërtimit, si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.




