Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e zgjedhur të Hondurasit, Tito Asfura, për fitoren në zgjedhje.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe ka theksuar gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me administratën e re të Hondurasit.
Ajo ka nënvizuar se Kosova synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.




