Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi në një xhami në një lagje alevite të provincës Homs në Siri.
Autoritetet lokale bënë të ditur se forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet.
Sipas zyrtarëve, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar ose nga një sulmues vetëvrasës ose nga eksplozivë të vendosur paraprakisht, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.




