Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas informacionit zyrtar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Bërnjakut, rreth 30 minuta.
Në pikat Jarinje dhe Merdarë, pritjet shkojnë deri në 10 minuta, ndërsa në të gjitha pikat e tjera nuk kalojnë 5 minuta.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet duke pasur parasysh këto pritje.




