Policia e Kosovës ka filluar zbatimin e urdhrit operativ për zgjedhjet e parakohshme, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Janë mbajtur takime koordinuese me drejtues policorë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Drejtori i Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka theksuar se procesi deri tani ka qenë i qetë dhe ka kërkuar angazhim maksimal.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi.




