Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë shënuar në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa në pikat e tjera kufitare ato variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë sot në orën 07:11.




