Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 6 mijë euro pasi kandidatë të saj për deputetë përdorën institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Vendimi u mor pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas PZAP, Arbërie Nagavci përdori zyrën e saj si ministre në detyrë, Hysen Durmishi përdori urën në Mitrovicë, ndërsa Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku shfrytëzuan Aeroportin e Prishtinës dhe promovuan aktivitete në faqen e partisë.
VV-ja ka 15 ditë për të paguar gjobën, me të drejtë ankese brenda 48 orëve nga marrja e vendimit, raporton gazeta Sinjali.




