Real Madridi ka vendosur të ndërpresë çdo formë afërsie me Barcelonën dhe po përgatitet të kërkojë dëmshpërblime milionëshe lidhur me rastin Negreira.
Klubi madrilen nuk synon të kufizohet vetëm në proceset gjyqësore në zhvillim, por kërkon kompensim për pasojat që, sipas tij, kanë ardhur nga pagesat e Barcelonës ndaj ish-zv/presidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Enriquez Negreira.
Çështja përfshin pagesa prej rreth 8.4 milionë eurosh për raporte dhe dokumente të dyshimta, si dhe deklarata kontradiktore nga ish-drejtues të klubit katalanas. Ndërkohë, ndëshkimi sportiv mbetet në kompetencë të UEFA-s, ndërsa rasti ka thelluar ndarjen mes dy klubeve rivale.




