Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) po kryen hetime mbi pasuritë e 89 qytetarëve të Kosovës, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Hetimi lidhet me dyshimet për krijim pasurie mbi të ardhura kriminale, përfshirë trafik droge dhe pastrim parash. Veprimet bazohen në një letërporosi nga autoritetet kosovare dhe përfshijnë edhe pasuritë e 58 familjarëve të të dyshuarve.
Hetimet do të përqendrohen jo vetëm tek prona të paluajtshme dhe të luajtshme, por edhe tek llogaritë bankare të hapura në Shqipëri, për të verifikuar origjinën e mundshme të paligjshme të pasurisë.




