Drejtuesit e Tottenhamit do ta mbështesin trajnerin Thomas Frank në afatin kalimtar të janarit, duke i vënë në dispozicion mbi 170 milionë euro për të paktën tre përforcime të nivelit të lartë.
Në listën e dëshirave janë anësori i Manchester Cityt, Savinho, sulmuesi i Portos, Samu Aghehowa, për të cilin shqetësime ka gjendja fizike e Dominic Solanke, dhe një mbrojtës i majtë, pasi forma fizike e Destiny Udogie po monitorohet nga klubi.
Në krye të listës është gjithashtu Antoine Semenyo i Bournemouthit, megjithatë Tottenham ka shanse të vogla për të fituar garën për reprezentuesin e Ganës.




