Një vetaksident trafiku ndodhi mesditën e 26 dhjetorit në fshatin Klinafc të Komunës së Klinës.
Si pasojë e aksidentit, një person u lëndua dhe ka marrë tretman në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, raporton Sinjali.





