Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përdorin energjinë elektrike me kujdes, veçanërisht gjatë periudhës së fundvitit.
Sipas ZRrE-së, kursimi i energjisë në orët e pikut ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit të pandërprerë.
ZRrE ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën në bashkëpunim me operatorët e sektorit energjetik.




