Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për deputete Sibel Halimi, kanë zhvilluar një takim me artistë dhe krijues kosovarë, ku diskutuam sfidat e tyre dhe vizionin për rolin e artit në shoqëri.
Abdixhiku theksoi se arti nuk është luks, por pjesë jetike e identitetit dhe edukimit të një kombi, dhe se mbështetja institucionale dhe morale për artistët është thelbësore.
Ai shtoi se Kosova meriton një kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim, duke nënvizuar se frymëzimi që vjen nga arti është forcë për të ndërtuar një vend më humane dhe dinjitoz.




