Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e studentëve si indikator të zhvillimit socio-ekonomik dhe kulturor të vendit.
Gjatë këtij mandati qeverisës, janë ndarë afër 18 mijë bursa me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 20 milionë euro. Në mandatin e ardhshëm, qeveria synon të dyfishojë këtë buxhet për bursa.
Kurti përmendi gjithashtu Bursën e Mobilitetit për studentë, e cila mbështet studentët që udhëtojnë për studime, me rreth 10 mijë përfitues aktualisht. Ai së bashku me ministrin Murati ka mirëpritur një grup studentësh në Kryeministri si pjesë e këtij programi.




