Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të enjten në pikën kufitare të Vërmicës, nën dyshimin për dhënie ryshfeti.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur i dyshuari, gjatë dorëzimit të dokumenteve për kontroll, ka futur një kartëmonedhë prej 500 lekësh me qëllim të ndikojë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Ai u arrestua menjëherë nga njësitet policore, u intervistua në lidhje me ngjarjen dhe më pas, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “Dhënie ryshfeti”.




