Këngëtarja Genta Ismajli ka bërë të ditur se aktualisht gjendja e saj shëndetësore nuk është në nivelin më të mirë, por po trajtohet dhe mbetet optimiste.
Ajo paralajmëroi një rikthim të mundshëm në skenën muzikore sapo të përmirësohet gjendja e saj, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer tek projekti muzikor dhe adhuruesit e saj.




