Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka nisur fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore duke e cilësuar fushatën si të mbushur me entuziazëm, energji dhe ide për zhvillim. Ai tha se PDK synon ta bëjë Kosovën një vend më të mirë, ashtu siç e meritojnë qytetarët.
Hamza theksoi se tubimi nuk shënon vetëm fundin e fushatës, por hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën, të unitetit, zhvillimit dhe dinjitetit, ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe i sigurt për të ardhmen.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të marrin vendimin për të ardhmen e vendit duke votuar për numrin 130, për një qeveri që, sipas tij, dëgjon dhe punon për qytetarët.




