Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, ka deklaruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë vendimtare për të ardhmen e partisë së tij. Ai ka paralajmëruar në profilin e tij në Facebook se nëse VV-ja nuk fiton më shumë se 40 deputetë, atëherë do të fillojë cikli i rënies së saj dhe do të hapet rruga për një ndryshim gradual politik në Kosovë.
Kasolli gjithashtu ka theksuar se nëse partitë opozitare nuk arrijnë të marrin të paktën 30 deputetë, kjo tregon se strategjia e tyre nuk ka mobilizuar potencialin opozitar, ndërsa shumica e qytetarëve po përballojnë vështirësitë ekonomike dhe krizën politike vetëm për të parandaluar rikthimin e VV-së në pushtet.
Ai e ka quajtur ditën e zgjedhjeve si “dita D” për shoqërinë kosovare, duke shtuar se rezultati do të vendosë drejtimin e ardhshëm politik pas mbylljes së kutive të votimit.





