KEDS dhe KESCO kanë bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, pasi konsumi ka arritur nivele shumë të larta dhe sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar.
KEDS ka paralajmëruar qytetarët përmes mesazheve që të shmangin përdorimin e pajisjeve njëkohësisht dhe të ndërmarrin masa për kursim, ndërsa KESCO ka bërë një komunikatë për media duke kërkuar bashkëpunim të përgjithshëm nga konsumatorët në këtë periudhë kritike.





