KESCO i ka bërë thirrje konsumatorëve të kursejnë energjinë elektrike, duke theksuar se periudha aktuale ka konsum të lartë që rrezikon stabilitetin e sistemit.
Kompania ka rritur kapacitetet operuese, përfshirë Qendrën e Thirrjeve, për të përballuar fluksin e kërkesave dhe për të siguruar përgjigje të shpejtë në rast ndërprerjesh. Stabiliteti i furnizimit konsiderohet i rëndësishëm edhe për proceset shtetërore, përfshirë zgjedhjet.




