Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) njofton se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.
Dheu i Bardhë: Hyrja – deri në 40 minuta pritje, Dalja – deri në 35 minuta.
Jarinjë: Hyrja – deri në 10 minuta pritje.
Pikat e tjera kufitare – fluksi mbetet më i ulët dhe pritjet më të shkurtra.
Sipas QKMK-së, kolonat në Dheu i Bardhë arrijnë deri në 300 metra për hyrje në vend. Vazhdohet monitorimi i situatës për të siguruar rrjedhshmëri në pikat kufitare.




