Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, që synon forcimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit në rajon. Projektligji përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Dokumenti thekson korrupsionin si pengesën kryesore për zhvillimin e rajonit dhe parashikon sanksione ndaj individëve që kërcënojnë stabilitetin, si dhe masa kundër ndikimeve malinje të Rusisë dhe Kinës. Po ashtu, promovohen programe kundër korrupsionit, mbështetje për median e pavarur dhe iniciativa për zhvillimin e liderëve të rinj.




