Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë një tender prej 40 mijë euro për furnizim me aviobileta për nevoja zyrtare, të cilin e ka fituar kompania “AS Travel”.
Kjo kompani ka fituar shpesh kontrata qeveritare për shërbime udhëtimi ajror gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, duke përfshirë tenderë nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit dhe ministri të tjerë, duke ngritur pyetje për shpërblim të një kompanie të caktuar në vend të konkurrencës së lirë.




