Është mbajt Kuvendi i Rregullt i Shoqatës Sportive të Policisë së Kosovës (SHSPK), i cili është organi më i lartë vendimmarrës i shoqatës.
Në këtë Kuvend mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
Gjatë adresimit të tij, drejtori falënderoi organet udhëheqëse të SHSPK-së, anëtarët e Kuvendit, si dhe drejtuesit e klubeve për angazhimin, profesionalizmin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.
Ai theksoi se sporti përfaqëson një komponent të rëndësishme në zhvillimin fizik e profesional dhe inkurajoi vazhdimin e punës duke u dëshiruar suksese të reja në secilën disiplinë sportive.
Punimet e Kuvendit vijuan më pas sipas rendit të ditës:
raportimin e punës dhe aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2025,
identifikimin dhe analizën e sfidave kryesore,
si dhe planifikimin e aktiviteteve dhe objektivave për vitin 2026.
Në kuvend u pasqyruan sukseset e arritura në tetë disiplina sportive:
futboll, basketboll (femra dhe meshkuj), volejboll, karate, shah, xhudo, atletikë dhe qitje.
Po ashtu, u prezantuan objektivi për themelimin e klubeve të reja sportive në automobilizëm dhe çiklizëm.
Në përmbyllje të Kuvendit, u miratuan konkluzione dhe u përcaktuan objektiva të qarta strategjike.




