Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, tha në Euronews Albania se blerja e sistemeve të reja ushtarake nga SHBA dhe Turqia po forcon ndjeshëm kapacitetet e sigurisë dhe fuqinë ushtarake të Kosovës.
Ai theksoi se këto sisteme i mundësojnë Kosovës të projektojë fuqinë përtej kufijve dhe rrisin nivelin e gatishmërisë së FSK-së.
Meçollari shtoi se ngjarjet si rasti i Banjskës kanë ndryshuar skemën e sigurisë, ndërsa marrëdhëniet me SHBA dhe Turqinë mbeten kyçe për mbrojtjen e vendit.




