Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur Mirjeta Bytyqin dhe Leonard Gegajn si lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kosovës për vitin 2025. Mirjeta Bytyqi ka vlerësuar çmimin si shumë të rëndësishëm, duke theksuar krenarinë për këtë mirënjohje dhe për përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.




