Gjatë ditës së sotme ka nisur procesi i votimit për qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Procesi ka filluar nga ora 07:00, dhe deri në orën 09:00 kanë votuar 8.64% e qytetarëve të regjistruar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë me dije se votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt, me pjesëmarrje të lartë në shumë përfaqësi, duke dëshmuar angazhimin dhe lidhjen e fortë të mërgatës me atdheun. MPJD po koordinon procesin në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke siguruar kushte të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës së votës.
Vendvotimet jashtë vendit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ndërsa më 28 dhjetor 2025 do të mbahet votimi për zgjedhjet e parakohshme brenda Kosovës.





