Analisti Shenoll Muharremi ka shkruar se zgjedhjet e nesërme do të shënojnë vazhdimin e rënies së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lidhur këtë me çmimet e larta, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe krizën në sektorin e energjisë.
Sipas tij, rezultati i LVV-së në vitin 2021 ishte i fryrë dhe i paqëndrueshëm, ndërsa korrigjimi elektoral ka nisur dhe pritet të vazhdojë drejt nivelit 20–25 për qind, që ai e cilëson si bazë reale të partisë. Muharremi thekson se rritja e varfërisë, rënia e fuqisë blerëse, krizat institucionale dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në pakënaqësinë e qytetarëve.
Ai vlerëson se qeveria mban përgjegjësinë kryesore për krizat e fundit dhe se qytetarët do ta reflektojnë këtë pakënaqësi përmes votës në zgjedhjet e nesërme.




