Një përleshje mes disa personave në Suharekë, rreth orës 11:40 të datës 27 dhjetor 2025, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me armë zjarri.
I plagosuri u dërgua për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri me dije se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po veprojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, duke ndjekur procedurat standarde për trajtimin e rasteve të tilla.




