Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët të shmangin çdo formë dhune dhe të festojnë me përgjegjësi. Mesazhi kryesor është: “Festo me zemër, jo me dhunë”, duke theksuar se dhuna, sidomos ajo në familje, nuk ka vend në asnjë festë.
Policia u bën thirrje qytetarëve të raportojnë menjëherë çdo rast dhune.
Policia rithekson angazhimin e saj për parandalimin e dhunës dhe fton qytetarët që festat t’i kalojnë në paqe, respekt dhe siguri.




