Hannes Swoboda, politikani austriak nga radhët e socialdemokratëve, ka komentuar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë.
Ai tha se rruga e Kosovës nga koha e Ibrahim Rugovës deri tek periudha e Albin Kurtit ka qenë e gjatë dhe e vështirë.
Swoboda theksoi se Kurti duhet të kërkojë seriozisht kompromis dhe zgjidhje, ndërsa Serbia duhet të kontribuojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian.




