Një incident është shënuar mbrëmjen e 26 dhjetorit 2025 në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave në Lipjan, ku dy vajza të mitura janë përfshirë në një rrahje fizike.
Sipas informatave, rreth orës 20:40 ka ndodhur konflikt mes një vajze rreth 14-vjeçare dhe një tjetre rreth 12-vjeçare, të strehuara në këtë institucion. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar palët në prani të avokatit dhe përfaqësuesve të qendrës.
Të dyja të miturat kanë raporte mjekësore për lëndimet e pësuara, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “lëndim i lehtë trupor”. Hetimet janë në vazhdim.




