Analisti dhe publicisti Shkelzen Maliqi ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë, Hekuran Murati, duke e quajtur atë “idiot me pushtet të uzurpuar”.
Reagimi erdhi pas deklaratës së Muratit se nëse Vetëvendosja nuk fiton, pas shkurtit mund të mos ketë paga për askënd.
Maliqi kritikoi Muratin për kërcënim me paratë e taksapaguesve, duke shkruar se ai po manipulon dhe kërcënon duke dhënë ose marrë paga nga buxheti publik.
Ai shtoi se duhet të ndalohet kjo praktikë, duke e bërë thirrje simbolike: “Ndaljani nesër pagën atij!”.





