Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme që mbahen nesër në vend, sot zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se qytetarët e regjistruar për votim jashtë vendit mund të votojnë me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës, edhe nëse dokumentet janë me afat të skaduar.
KQZ do të mbajë tri konferenca për media gjatë ditës: në ora 09:00 për hapjen e qendrave të votimit, në ora 14:00 për pjesëmarrjen dhe ecurinë e procesit deri në ora 13:00, si dhe në ora 20:00 për përfundimin e votimit në përfaqësitë diplomatike.
Ndërsa në ora 01:00 do të njoftohet përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit në SHBA dhe Kanada.




