SPAK ka përfunduar 34 kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, ku shumica e personave të kontrolluar janë staf i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, me vendim të gjyqtarit Erjon Çela, në ditët në vijim do të zhvillohen edhe 20 kontrolle të tjera ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve shtetërore.
Kontrollet janë ushtruar nga agjentët e BKH-së në dy kompani ndërtimi, në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe në KESH, si dhe në banesa të disa ish-zyrtarëve të lartë.
Hetimet po vijojnë për dosjen ku SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe lejen për arrestimin e Belinda Ballukut.




