SPAK ka kryer 34 kontrolle në banesat dhe zyrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen hetimore “Balluku”, ku figura qendrore është zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Shumica e të kontrolluarve janë punonjës të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe drejtues dhe punonjës të dy kompanive ndërtimore dhe institucioneve shtetërore si Autoriteti i Rrugëve dhe Korporata Elektroenergjitike.
Kontrollet u kryen ekskluzivisht nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa përfshirjen e policisë së shtetit në disa raste. Në mesin e personave të kontrolluar janë edhe ish-drejtues të institucioneve dhe familjarë të tyre, si Viola Haxhiademi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço.
Hetimi ka për qëllim vazhdimin e procesit për Ballukun, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit nga Kuvendi për të mundësuar arrestimin e saj.




