Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicën e Jugut, në rrugën “Miran Hajra”.
Policia ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.




