Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar në Nova Scotia me kryeministrin kanadez Mark Carney, ku falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.
Zelensky deklaroi se sulmet e natës janë përgjigje e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe dhe se Putini nuk dëshiron ndërprerjen e konfliktit. Ai theksoi se për të ndaluar luftën janë të nevojshme dy gjëra: presion ndaj Rusisë dhe mbështetje e fortë për Ukrainën. Zelensky tha se do të diskutojë më tej me aleatët evropianë dhe shpreson të ketë një takim konstruktiv me Donald Trumpin nesër.




