Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 24 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në garë janë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Për ulëse në Kuvendin e Kosovës konkurrojnë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse.
Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 ulëse, ndërsa për sigurimin e shumicës parlamentare dhe formimin e Qeverisë nevojiten së paku 61 mandate.




